Gjuha turke në shkollat shqipe, Ina Zhupa dhe Ndriçim Mehmeti japin mendimet e tyre

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 20:52 | Aktualitet
Gjuha turke në shkollat shqipe, Ina Zhupa dhe Ndriçim Mehmeti japin

Nuk janë kundër shumëgjuhësisë, por kundër veprimeve që ndërmerren në mënyrë të tillë, Ina Zhupa dhe Ndriçim Mehmeti ku pyeten për mundësinë e futjes së gjuhës turke në shkollat shqipe. Në studion e Debatit në A2 CNN me Alba Alishanin ata ndanë mendimet e tyre sa i takon kësaj çështjeje.

Për deputeten demokrate Ina Zhupa, nxënësve shqiptarë më shumë do t’ u shërbente një gjuhë e vendeve të Bashkimit Europian ku aspirojmë të integrohemi.  Për të shqetësues është detyrimi për të çuar deri në fund angazhimi për presidentin turk Erdogan.

“Mendoj që nxënësve do t’ u shërbente më shumë gjuhë opsionale që lidhen me BE, ku kemi aspiratën  si në punë e lëvizje të lirë dhe ndërkohë që kemi anglishten me detyrim të kishim një gjuhë të BE. Çdo gjuhë që jepet opsionale nuk kam ndonjë kundërshti, por duke ditur praktikën dhe mesazhet që ishin çuar në grupet e prindërve dhe ndërkohë bëhet me detyrim që ti tregohet Erdoganit që angazhimin e kemi marrë dhe do ta çojmë deri në fund. Një lëndë opsionale por e detyrueshme”.

Pro gjuhës turke në shkolla u shfaq eksperti Ndriçim Mehmeti, por shqetësues sipas tij është ngutja për të marrë përgjigjen e prindërve brenda ditës.

“Shumëgjuhësia nuk na prish punë. Ne duhet të përgatisim një bërthamë njerëzish që duhet të dinë greqishten e vjetër, latinishten, osmanishten se me këto vende kemi të lidhur një pjesë të madhe historisë sonë. Çështja është kur thuhet është çështje reciprociteti, se ne nuk kemi komunitet turk. Ministri ynë ka këmbëngulur që jemi drejt Europës , por unë nuk jam kundra. Pse u është thënë prindërve që dua përgjigje sot. Gjuhën turke dhe greke e kemi provim me zgjedhje në maturën shtetërore, por çështja është interesi i prindërit, ne nuk kemi mësues të përgatitur. Ne nuk jemi kundër shumëgjuhësisë por kundër veprimeve që merren në mënyrë të tillë siç është dhe gjuha angleze që në klasë të parë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos