Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 09:47 | Aktualitet
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni. Lajmi është bërë i ditur në Facebook nga Famullia Grudë e Re.

“Të dashur Besimtarë, sot me datë 28 janar 2022, kaloi n’Amshim, Dom Gjergj Simoni, nji ndër dëshmitarët dhe bashkëvujtës me Martirt tanë gjatë kohës së komunizmit. Pushofsh n’Lumninë e Krishtit t’Cilit ja kushtove tanë jeten tande, i dashtun Dom Gjergj, vazhdo e lutu për ne e për Kishën n’Shqipni”.

Kleriku është autor i shumë botimeve, ndërsa pak kohë para se të ndahej nga jeta u njoh edhe me dosjen e Sigurimit të Shtetit. Pas më shumë se 30 vitesh nga lirimi i tij nga burgu, Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i dorëzoi Dom Gjergj Simonit dosjen mbi dënimin e tij nga regjimi monist. Dom Gjergj Simoni në hetuesi, por edhe në sallën e gjyqit deklaroi në atë kohë me guxim se udhëheqja komuniste ishte tradhtare e kombit. Në fillim të viteve '90, Dom Gjergj Simoni është ndër meshtarët e parë që u shugurua nga Vatikani dhe filloi shërbesat në disa famulli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos