Prishja e banesave te 5 maji, Gledis Nano në Komisionin e Ligjeve: Policia ushtroi forcë proporcionale në raport me reagimin e banorëve

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 16:21 | Aktualitet
Prishja e banesave te 5 maji, Gledis Nano në Komisionin e Ligjeve: Policia

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve atë që ndodhi në 19 janar të këtij viti ku u prishën në total 10 banesa në kuadër të procesit të Rindërtimit. Në fjalën e tij  kreu i Policisë theksoi se gjatë kryerjes së aksionit të IKM-së ka pasur reagime të dhunshme nga banorët, kundër prishjes së banesave. Ai tha se policia shoqëroi 8 persona, ndërsa policia ushtroi forcë proporcionale në raport me reagimin e banorëve.

“Gjatë kryerjes së veprimeve ka patur reagime të dhunshme nga disa banorët që e penguan futjen e fadromave për prishjen e banesave. U tentua t’ i vihet flaka një mjeti që mund të rrezikonte jetën e njerëzve dhe në këto kushte u ndërhy duke shoqëruar 8 shtetas që penguan veprimet e policisë dhe IMT-së. Gjatë shoqërimit është përdorur forcë proporciolane në raport me forcën dhe mosbindjen e tyre, ata u lanë të lirë pas veprimeve përkatëse . Këta nuk iu bindën urdhrave të policisë”.

Nano foli edhe kanosjen e kryebashkiakut Veliaj nga një banor në një intervistë televizive si edhe për kallëzimin penal të regjistruar nga një gazetar, i cili është dëmtuar gjatë ushtrimit të detyrës.

“Elson Marku ka kanosur në intervistë në median kryebashkiakun Veliaj, një tjetër shtetas ka bërë kallëzim penal duke pretenduar se ka mbetur i dëmtuar nga policia bashkiake gjatë ushtrimit të detyrës si gazetar”.

Drejtori i Policisë theksoi se Policia mori masa mbështetëse shtesë me qëllim shmangien e incidenteve gjatë prishjes së banesave. Në total ishin 92 punonjës policie në shërbim nga ora 7:00 e mëngjesit në orën 15:00.

“Komisariati 4 ka marrë masat për kushtet e punës së IKM-së, shmangien e incidenteve të banorëve nga data 13 e në vazhdim për shpronësimin për interes publik në përputhje me planin vendor përmes kompensimit për rrugën 5 maji. Është kërkuar mbështetje nga komisariati 4 për prishjen e banesave, për shmangien e incidenteve. Janë marrë masat për mbështetje për masa policore shtesë për rezistencën e hasur në banorë kundër këtij projekti. Shërbimet policore janë trajnuar për kujdes janë vendosur në orën 07:00 në zonë ku rreth orës 8:00 të mëngjesit kanë filluar prishjet e banesave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos