Ushtarët ukrainas luajnë Himnin Kombëtar rreth gropës së krijuar nga bomba ruse

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 16:03 | Aktualitet

Një video vërtet prekëse ka qarkulluar në rrjetet sociale së fundmi, ku shihet disa ushtarë ukrainas të luajnë me instrumente Himnin e tyre Kombëtar, rreth gropës së krijuar nga rënia e një bombe ruse në Kiev. Kryeqyteti po bombardohet intensivisht nga rusët ditët e fundit. Edhe pse ata pretendojnë se tanket e tyre janë shumë pranë portave të Kievit, qyteti më i madh në Ukrainë nuk ka rënë ende në duart e tyre. Video u publikua të dielën në rrjetet sociale nga deputetja ukrainase Kira Dudik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos