“Infektohet” Samiti i Zagrebit. A2 siguron agjendën, fokusi te integrimi dhe Covid-19

Nga A2 CNN
3 Maj 2020, 12:05 | Politikë
“Infektohet” Samiti i Zagrebit. A2 siguron agjendën, fokusi te

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kishin planifikuar të takoheshin në Samitin e Zagrebit në datat 6-7 maj. Pandemia globale Covid-19 shtyu fillimisht agjendën për një kohë të dytë të pacaktuar, por përdorimi i teknologjisë do të mundësojë komunikimin virtual të mërkurën e javës së ardhshme.

A2 ka zbardhur agjendën e Samitit të Zagrebit. Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të bashkojë krerët e shteteve ose qeveritë nga vendet anëtare të BE-së nga njëra anë dhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova nga ana tjetër. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të kryesojë takimin. Ai do të përfaqësojë BE-në së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Sipas agjendës së siguruar nga A2, udhëheqësit do të riafirmojnë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin për të mbështetur vlerat dhe parimet evropiane. Vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet edhe situatës aktuale me Covid-19 dhe do të shkëmbejnë mendime mbi fazën e re të bashkëpunimit të ngushtë për të trajtuar ndikimin e rëndësishëm socio-ekonomik të krizës COVID-19, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, si dhe mënyrën e menaxhimit më të mirë të sfidave të sigurisë.

Samiti i mëparshëm BE-Ballkan Perëndimor u mbajt në 17 maj 2018 në Sofje të Bullgarisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos