Inflacioni dhe borxhi publik, BSH: Rritja e çmimeve zgjat deri në fundin e vitit, kujdes me shpenzimet

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 19:09 | Ekonomi
Inflacioni dhe borxhi publik, BSH: Rritja e çmimeve zgjat deri në

Inflacioni, zhvlerësimi i parasë përballë rritjes së çmimeve do të jetë një ndër rreziqet me të cilat vendi do të përballet këtë vit. Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, shqiptarët do vijojnë të paguajnë më shtrenjtë për produktet dhe shërbimet së paku deri në fundin e këtij viti.

Në fjalën e tij, guvernatori Gent Sejko i kushtoi rëndësi kthimit të vëmendjes së qeverisë te borxhi publik i cili po zgjerohet me ritme të shpejta.

Me gjithë kërcimin e inflacionit përtej normave, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore mbajti të pandryshuar normën e interesit. 

Banka e Shqipërisë parashikon se ekonomia do të regjistrojë rritje të konsiderueshme ekonomike edhe këtë vit, ndërsa do të ruajë norma më pesimiste, por të qëndrueshme gjatë viteve në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos