
Turizmi dhe ecuria e tij pozitive po nxit segmente të lidhura me të që të synojnë arritjen e standardeve dhe cilësisë së lartë të shërbimit, duke synuar pushuesit elitarë. Kjo ka bërë që disa profesione dhe hierarkia sesi funksionojnë burimet njerëzore brenda sipërmarrjeve të pësojnë ndryshime.
Ridimensionimi i turizmit ka nxitur profesione të tilla si këshillues punimesh, somelierë, influencer, staf për marketingun si dhe menaxher për SPA.
Përfaqësues nga ky sektor thonë se për të pasur këto kategori punonjësish, me patjetër nevojitet hapja e një universiteti publik.
Prej mëse një dekade qeveritë në vend kanë shpalosur synimin për të shkuar drejt turizmit elitar. Po sa afër jemi me këtë standard?
Teksa deri më tani turizmi është gjendur në sprovën e pandemisë, nevoja për profile të reja punonjësish po bëhet më emergjente. (A2 Televizion)