
Pas dy vitesh të stepura nga efektet e pandemisë, sipërmarrja shqiptare tani është gati të çlirojë investimet.
Për Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës "Bashkimi i Prodhuesve", Arben Shkodra, normalizimi i tregtisë ndërkombëtare dhe ndikimi i ulët i politikës këtë vit, pritet të ndihmojnë në këto plane biznesi.
Investimet do të nxiten si nga nevoja për të rritur produktivitetin e ndërmarrjeve, ashtu edhe nga synimi për të kapur tregje të reja dhe shfrytëzuar hapësirat në zinxhirët e prodhimit që ka krijuar pandemia.
Prodhuesit kërkojnë funksionimin normal të ligjit për rimbursimin e TVSH-së, në mënyrë që investimet e tyre në makineri të mos rëndojnë në bilancet e tyre, pas heqjes së përjashtimit për të paguar TVSH në paketën fiskale të këtij viti. Biznesi shqiptar kërkon gjithashtu një rol më të madh në vendimmarrje, kjo përmes konsultimit publik. (A2 Televizion)