Ndërtimet do të vijojnë, Bashkitë kanë rritur ndjeshëm numrin e lejeve të dhëna

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 15:06 | Ekonomi
Ndërtimet do të vijojnë, Bashkitë kanë rritur

Ndërtimet, veçanërisht në kryeqytet, pritet të vijojnë me ritme të vrullshme edhe gjatë viteve të ardhshme.

Kjo bazuar në numrin e madh të lejeve të ndërtimit që jepen nga bashkitë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë 9 mujorit të vitit 2021 u dhanë gjithsej 840 lekë ndërtimi, ose 185 leje më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shumica e lejeve janë dhënë nga pushteti vendor për apartamente banimi dhe rezidenca. Zhvillimi i ndërtimit me këto ritme bën që rritja ekonomike të mos jetë gjithëpërfshirëse.

Kjo do të thotë se nuk zhvillohen sektorët e tjerë dhe rrjedhimisht, nuk lihet vlerë e shtuar në ekonomi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos