Ndërtimi si investim, interes jo vetëm nga biznesi, por edhe nga shteti

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 15:56 | Ekonomi
Ndërtimi si investim, interes jo vetëm nga biznesi, por edhe nga

Interesi për të investuar në ndërtim, po furnizohet si nga shpenzimet publike të qeverisë në rrugë dhe ujësjellës, ashtu edhe nga kërkesa në rritje e tregut imobiliar dhe turizmi.

Ky i fundit po tërheq shumë shtetas të huaj si rusë e polakë, të cilët investojnë në banesa në zonat bregdetare të vendit tonë.

“Ka një kategori investimesh që po bëhet me investimet e shtetit, në ujësjellës dhe në infrastrukturë rrugore. Ne jemi dëshmitarë të goxha veprave të mëdha. Kemi edhe investimet e privative në fushën e ndërtimit, si për banim, por edhe turistike. Normat e interesit për depozita janë jashtëzakonisht të ulëta ose zero. Njerëzit mendojnë të investojnë në prona sepse nuk është kollaj të fillosh të bësh investime në sektorë të tjerë, ku mund të ndeshesh me probleme të pronës, por edhe me mangësi në burime njerëzore”, u shpreh zëvendëspresidenti i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos