Inspektime në Vlorë, ndëshkohen me gjobë 21 biznese, ndërsa tri subjekte mbyllen

Nga A2 CNN
21 Qershor 2020, 13:57 | Aktualitet
Inspektime në Vlorë, ndëshkohen me gjobë 21 biznese,

Rastet e shtuara të të prekurve nga Covid-19 kanë shtyrë Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor të shtojë kontrollet ndaj subjekteve tregtare.

Fundjava e ka gjetur kreun e këtij inspektorati në Vlorë, për të parë nëse bizneset respektojnë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vjollca Braho konfirmon se prej nisjes së pandemisë, vetëm në Vlorë, janë ndëshkuar deri në mbyllje tri subjekte. Ajo përsëriti thirrjen se koha e këshillimit tashmë ka përfunduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos