Korça në verë, "mungesa" e eventeve tradicionale dëmton turizmin

Nga A2 CNN
21 Qershor 2020, 13:00 | Aktualitet
Korça në verë, "mungesa" e eventeve tradicionale

Karnavalet, festa e birrës apo ajo e lakrorit janë eventet kryesore që thithnin një numër të lartë turistësh gjatë stinës së verës në Korçën turistike. Por me shumë gjasë këto evente nuk do të mbahen si çdo vit, dhe ky fakt duket se do të godasë akoma më rëndë sektorin e turizmit në këtë qytet.

Sikur të mos mjaftonte izolimi për shkak të pandemisë, hotelet, baret, restorantet, bujtinat e deri te shitësit ambulantë duket se do të vuajnë edhe mungesën e aktiviteteve të verës që tërheqin një numër të konsiderueshëm turistësh në Korçë.

Nga ana tjetër, bashkia e qytetit do të përpiqet të mos humbasë eventet tashmë tradicionale në Korçë, por t’i zhvendosë ato në kohë dhe në disa pika të qytetit, për të shmangur grumbullimet masive.

Mbetet për t’u parë se si do ta presin turistët dhe vetë korçarët, një karnavale të ndarë në lagje apo një festë birre të festuar nga ballkonet e banesave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos