INSTAT: Çdo dy ditë, një shqiptar vdes në aksident rrugor

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 14:49 | Kronikë
INSTAT: Çdo dy ditë, një shqiptar vdes në aksident rrugor

Çdo dy ditë, një shqiptar vdes në aksident rrugor. Të dhënat e fundit të Institutit të Statitikave tregojnë për një numër të lartë aksidentesh, pavarësisht tendencës në rënie.

Sipas INSTAT-it, gjatë periudhës janar-maj të këtij viti u shënuan 583 ngjarje të tilla, me pasojë vdekjen e 76 personave dhe plagosjen e 697 personave.

Në 87% të rasteve, shkaktarë të aksidentit janë drejtuesit e mjeteve.

Eksperienca e viteve të kaluara ka treguar se numri i aksidenteve pëson rritje gjatë muajve të verës për shkak të shtimit të mjeteve në qarkullim, nga ardhja e emigrantëve, por edhe turistëve të huaj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos