Integrimi, Donfried: BE të nisë sa më parë bisedimet me Shkupin dhe Tiranën

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 16:14 | Ballkani
Integrimi, Donfried: BE të nisë sa më parë bisedimet me

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane, Karen Donfried, mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Maqedoninë e Veriut zyrtarja amerikane tha se vendi i ka përfunduar të gjitha reformat e nevojshme për t'u anëtarësuar në BE.

Sipas saj, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, do të kontribuojë për një stabilitet më të madh në Ballkan dhe një prosperitet më të madh në Evropë, ndërsa vlerësoi lart edhe mbështetjen që autoritetet maqedonase i kanë dhënë Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.

Pas Maqedonisë së Veriut, Donfried pritet të vizitojë edhe Shqipërinë, ku janë parashikuar takime me kryeministrin Rama dhe përfaqësues të opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos