BE aprovon raundin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë

Nga A2 CNN
7 Prill 2022, 22:28 | Bota
BE aprovon raundin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë

Bashkimi Europian ka aprovuar raundin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë. Lajmin e ka bërë të ditur presidenca franceze e Këshillit të Europës.

Masat e reja ndëshkimore përfshijnë ndalimin e importit të qymyrit rus, si dhe embargo në eksportet e armëve.

https://a2news.com/2022/04/07/sanksionet-zbulojne-misterin-qe-rrethon-vajzat-e-putinit/

Gjithashtu, në sanksione përfshihet mbyllja e porteve europiane për mjetet lundruese ruse dhe ndalimi i eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë në Rusi.

Dokumenti që përmban emra të oligarkëve rusë dhe anëtarë të sigurimit e aparatit ushtarak, do të publikohet zyrtarisht ditën e premte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos