Intensifikohen luftimet mbi luginën afgane të Panjshir

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 08:24 | Bota
Intensifikohen luftimet mbi luginën afgane të Panjshir

Luftime të ashpra janë raportuar midis forcave talebane dhe militantëve të rezistencës në Luginën Panjshir të Afganistanit.

Talebanët thanë se kishin marrë një territor dhe kishin shkaktuar humbje "të mëdha" në Frontin e Rezistencës Kombëtare (NRF).

Por NRF tha se kishte kontrollin e të gjitha hyrjeve në luginë dhe talebanët kishin humbur qindra luftëtarë.

Panjshir është e vetmja provincë që nuk ka rënë në duart e grupit islamik dhe mijëra luftëtarë të opozitës besohet të jenë mbledhur atje.

Rezistenca, e cila përfshin ish-nënkryetarin Amrullah Saleh, ish-anëtarë të forcave afgane të sigurisë dhe milicitë vendase, udhëhiqet nga udhëheqësi i fisit lokal Ahmad Massoud. Babai i Massoud i zmbrapsi sovjetikët në vitet 1980 dhe talebanët në vitet 1990.

Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden, vizitoi trupat që u plagosën në një sulm shkatërrues me bombë në aeroportin e Kabulit, ndërsa ndihmuan në evakuimin e amerikanëve dhe afganëve nga vendi. Trembëdhjetë ushtarë amerikanë ishin midis 170 personave të vrarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos