Në pritje të goditjes së madhe të Eriksen, Interi arrin një marrëveshje me mbrojtësin e majtë Ashley Young.
Anglezi që ka luajtur 261 ndeshje dhe fituar 7 trofe me Manchester United duke marrë edhe fashën e kapitenit, pritet nesër në zyrat qendrore të zikaltërve në Milano për firmën.
Ndërkohë, duket sikur edhe “ylli” i Tottenham Christian Eriksen po drejtohet në Milano, nga momenti që ekipi i drejtuar nga ish interisti Mourinho ka pranuar rreth 18 milionë euro për ta lënë të lirë.
Po ashtu afër duket sulmuesi francez Olivier Giroud, që sipas mediave italiane ka pranuar ofertën e ekipit të Antonio Contes, që duket se shpreson tek Premier League për të triumfuar në Serie A. (A2 Televizion)
