Klubet e futbollit që paguajnë më shumë

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 15:10 | Futboll

Kontrata e jetës është ajo që çdo sportist ëndërron të sigurojë gjatë karrierës. Synim të cilin e kanë realizuar sportistët e nivelit më të lart dhe që luajnë në klubet më të mira.

UEFA publikoi renditjen speciale të skuadrave që shpenzuan më tepër për pagat e futbollistëve, për vitin financiar 2018. Lista kryesohet nga Barcelona, klubi i parë që kalon kuotën e 500 milionë eurove për lojtarët.

Pas katalanasve, në vendin e dytë ndodhet Reali i Madridit, i ndjekur nga PSG i sheikëve. Manchester United është i pari nga anglezët, me Premier Ligën që mund të mburret se numëron 9 skuadra mes 20 klubeve që paguajnë më tepër.

Interesante edhe statistika, sipas të cilës 35 skuadra nga e gjithë Europa kanë kaluar kuotën e 100 milionë eurove të shpenzuara për paga, duke vendosur një rekord, ndërsa 30 ekipet kryesore në kontinent kanë përfitime më të mëdha se 682 klube të tjera së bashku, ku shqiptaret ndodhen mes skuadrave të 17 vendeve, të cilat gjenerojnë më pak se një milion euro të ardhura në sezon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos