
Inter e ka mbyllur Serinë A me një fitore në fushën e Torinos.
Një gol i Marcelo Brozovic i mjaftoi zikaltërve për të mposhtur vendasit dhe për të shkuar të qetë në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, finalen e Champions League, kundër Manchester City.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi ngjitet në kuotën e 72 pikëve dhe e mbyll kampionatin në vendin e tretë të renditjes, pas Napolit dhe Lazios.
Të shtunën, në 10 qershor, Inter do të luajë përballë Manchester City për trofeun më ta lakmuar të futbollin evropian, Champions League. (A2 Televizion)