Real Madrid nis spastrimin, largon 3 futbollistë brenda ditës

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 20:36 | Futboll
Real Madrid nis spastrimin, largon 3 futbollistë brenda ditës

E shtuna ishte një ditë largimesh te Real Madrid. Në më pak se 12 orë, klubi spanjoll njoftoi largimin nga skuadra të 3 futbollistëve: Marcos Asensio, Mariano Diaz dhe Eden Hazard.

Pikërisht belgu ka qenë zhgënjimi i madh, pasi u afrua pas largimit të Cristiano Ronaldos, por kurrë nuk arriti që të fitonte një vend titullari te “Los Blancos”.

Kontrata e Hazard përfundonte në vitin 2024, por prishja e saj e afroi me një vit përfundimin e aventurës së tij me Realin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos