Lazio gjen zëvendësuesin e Igli Tares

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 18:14 | Futboll
Lazio gjen zëvendësuesin e Igli Tares

Pas largimit të shqiptarit Igli Tare nga posti i drejtorit sportiv, Lazio ka gjetur menjëherë dhe zëvendësin e tij.

Presidenti Lotito ka vendosur t’ia japë këtë detyrë të rëndësishme 61 vjeçarit italian Angelo Fabiani, i cili më herët ka qenë drejtor sportiv te Salernitana.

Prezantimi i Fabianit pritet të bëhet më 1 korrik, teksa 61-vjeçari ka nisur edhe takimet me trajnerin Sarri, për të planifikuar lëvizjet në merkato.

Igli Tare u largua nga Lazio në fund të sezonit, duke i dhënë fund një kapitulli 18-vjeçar te bardhekaltrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos