“Kryevepra” e Kristjan Asllanit zgjidhet goli më i bukur nga UEFA

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 19:30 | Futboll
“Kryevepra” e Kristjan Asllanit zgjidhet goli më i bukur nga

Pas golit të Jasir Asanit ndaj Moldavisë, që u përzgjodh më i bukuri i ndeshjeve të para eliminatore, në votimin e faqes së UEFA-s, në ndeshjet e dyta më i votuari rezultoi mesfushori Kristjan Asllani.

Perla e mesfushorit kuqezi ndaj Ishujve Faroe, që solli edhe avantazhin 2-1 të Kombëtares, rezultoi më e votuara në sajtin e UEFA-s, duke lënë pas golat e shënuar nga Arda Guller në Turqi-Uells, Bukayo Saka në Angli-Maqedoni e Veriut dhe Roland Sallai në Hungari-Lituani.

Asllani mori një top nga flamuri i këndit dhe pasi e rregulloi mirë, gjuajti me të majtën, duke e dërguar në rrjetë, pikërisht në cepin ku bashkohen shtylla dhe traversa e portës së Ishujve Faroe. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/18/goli-i-jasir-asanit-me-moldavine-terheq-vemendjen-e-uefa-s/
https://a2news.com/2023/06/21/pas-supergolit-te-asanit-edhe-perla-e-asllanit-rremben-vemendjen-e-uefa-s/

A2 CNN Livestream

Latest Videos