
Inter ka arritur një fitore të lehtë në San Siro, ndaj Salernitanës, me rezultatin 2-0.
Lautaro Martinez në minutën e 14 dhe Nicolo Barella në minutën e 58 ishin autorët e golave për zikaltërit.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, nuk e aktivizoi si titullar mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani, duke preferuar mesfushën që barazoi 3-3 ndaj Barcelonës, para pak ditësh. Lojtari i kombëtares sonë u aktivizua vetëm në minutën e 72-të, në vend të Mkhitaryan.
Inter aktualisht renditet në vendin e shtatë të Serisë A, me 18 pikë. (A2 Televizion)