Real fiton ndeshjen e radhës dhe merr vendin e dytë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 22:05 | Futboll
Real fiton ndeshjen e radhës dhe merr vendin e dytë

Real Madrid ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e radhës së La Liga përballë Granada-s, në një ndeshje disa të komplikuar për vendasit.

Ekipi i Zidane po tregon qëndrueshmëri nga takimi në takim dhe këtë e tregoi dhe mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Për “Galaktikët” shënoi i pari Casemiro në minutën e 57 të takimit, pas një pjesë të parë me pak raste dhe me ekipet që më shumë po njihnin njëra-tjetrën.

E ndërsa miqtë po shtonin tentativat nga minuta në minutë, në fund të takimit vjen dhe dyfishimi i rezultatit me Benzema, i cili tashmë është kthyer në një makineri golash.

Me 3 pikëshin e sotëm Real Madrid merr vendin e dytë në renditje pas Atletico Madrid, e cila ka dy ndeshje më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos