
Interi është ngjitur në krye të Serie A përkohësisht, pasi ka triumfuar në fushën e vështirë të Veronës me rezultatin 1-2.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse rastet për të dyja ekipet nuk munguan.
Ndërkohë, me të nisur pjesa e dytë, Martinez kaloi skuadrën e Contes në avantazh, i cili nuk zgjati shumë. Nga një krosim pa pretendime, portieri i Interit Handanovic bën një veprim të çuditshëm duke e përplasur topin në tokë, nga ku përfitoi Ilic, i cili e dërgoi në rrjetë.
Megjithatë, për t’i dhënë fitoren e radhës Interit mendoi, i cili realizoi me kokë në minutën e 69-të.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në krye të Serie A me 33 pikë, dy më shumë se Milani, i cili do të luajë në mbrëmje nga Lazios. (A2 Televizion)