Vetëm gjysma e fermerëve morën naftë pa taksa, nuk mjafton fondi

Nga A2 CNN
12 Korrik 2022, 15:06 | Ekonomi

Vetëm gjysma e fermerëve aplikantë përfituan naftë pa taksa. Sipas të dhënave nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural rezulton se janë miratuar kërkesat e rreth 26 mijë fermerëve, nga 49 mijë e 700 që aplikuan në total.

Mesatarisht, në një vit sektorit të bujqësisë i nevojitet një sasi prej 50 milionë litra karburant në vit. Për shkak të rritjes së çmimeve, fermerët jo-përfitues po e blejnë karburantin rreth 30 për qind më shtrenjtë.

Për të përfituar nga skema e naftës pa taksa fermerët duhet të jenë të pajisur me numrin e identifikimit, NIPT, të vërtetojë se ka tokë bujqësore në pronësi apo përdorim. Gjithashtu aplikanti duhet të vetë-deklarojë kulturën bujqësore, ndërsa sipërfaqja bujqësore e kultivuar duhet të jetë jo më pak se 0.4 ha, e përbërë nga parcela minimalisht 0.1 ha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos