Interi i përgjigjet Juves, vjen “raketa gjermane”

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 19:23 | Futboll
Interi i përgjigjet Juves, vjen “raketa gjermane”

Nuk do të ndryshojë shumë, në fanellën e Robin Gosens, sërish ngjyrat dominuese do të jenë ato zikaltër. Për më shumë, ai do të luajë në të njëjtin rajon të Italisë.

Por nga nesër lojtari i krahut të majtë gjerman, nga Bergamo do të transferohet në Milano, si blerja e re e kampionëve të Italisë së Interit.

Agjentët e gjermanit 27-vjeçar kanë rënë dakord për kalimin e tij në Milano me formulën e huazimit me detyrim blerje për një shifër midis 25 dhe 27 milionë eurove.

Një shifër jo aq e lartë për një nga protagonistët e Atalantës që prej tre vitesh merr pjesë në Champions League, për të cilën ka shënuar 11 gola sezonin e kaluar pa luajtur në sulm.

Gosens ishte më pozitivi i kombëtares gjermane në kampionatin e fundit europian, por më pas pësoi një seri problemesh fizike që i kanë pamundësuar hyrjen në fushën e blertë.

https://a2news.com/2022/01/25/vlahovic-tradhton-fiorentinen-arrin-marreveshjen-me-ekipin-e-ri/

Gosens pritet të zyrtarizohet nesër pas vizitave mjekësore. Gjendja fizike mbetet e vetmja pikëpyetje për lojtarin e shpejtë dhe të fuqishëm, por në kushte normale kjo do të ishte një përgjigje e denjë e Interit ndaj rivalëve të Juventusit, që kanë pothuajse zyrtarizuar blerjen e serbit të talentuar Dusan Vlahovic për më shumë se 70 milionë euro.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos