
Franck Kessié duket se ka ndarë mendjen për të ardhmen. Edhe pse rinovimi i kontratës së tij kishte kohë që diskutohej në mediat italiane dhe jo vetëm, mesa duket mesfushori e ka bërë zgjedhjen e tij për t’u larguar nga kuqezinjtë.
Kessié ka vendosur t’i jap lamtumirën Milanit, në verën e këtij viti, kur lojtarit i mbaron dhe kontrata me klubin italian. Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka zgjedhur të mos e vazhdojë më karrierën në Itali, por në një kampionat tjetër po aq të fortë.
Nga Spanja vijnë lajme të sigurta se Kessié ka gjetur një akord paraprak me Barcelonën dhe do të jetë gati për aventurën e re gjatë verës së ardhshme. Sipas tyre, Kessie është një dëshirë dhe e teknikut spanjoll, Xavi Hernandez që mund ta ndihmonte shumë në mesfushë. Megjithatë, detaje te tjera nga kjo transfertë nuk bëhen të ditura. Edhe në Itali, portale të njohura shkruajnë se lojtari ka një akord verbal me skuadrën katalanase dhe pritet që në fillimin e edicionit të ri çdo gjë të zyrtarizohet. Keesie i përfundon kontrata me kuqezinjtë me në verën e këtij viti, ndërsa më pas mbetet një lojtar i lirë për të negociuar me çdo klub. (A2 Televizion)