Investimet e huaja, Jaço: Duhen politika afatgjata dhe incentiva fiskale

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 20:19 | Ekonomi
Investimet e huaja, Jaço: Duhen politika afatgjata dhe incentiva fiskale

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kërkuar një harmonizim të politikave tatimore me rajonin, si një mënyrë për ta bërë vendin konkurrues për investitorët e huaj.

Sipas kryetarit të Dhomës Amerikane, Enio Jaço, nevojiten politika afatgjata dhe incentiva fiskale për t’í dhënë frymëmarrje biznesit.

“AmCam-i, sikurse të gjitha shoqatat e tjera të biznesit kërkojnë respektimin e minimumit të afatit 20 ditor në lidhje me konsultimin publik dhe 40-ditor në lidhje me legjislacionet komplekse. Ka ardhur koha që Shqipëria duhet të ketë politika tatimore afatgjata. Një nga problemet kryesore që janë parë, të paktën këto 8 vitet e fundit, kanë qenë ndryshimet frekuente të Kodit Tatimor. AmCam është i interesuar që të punojë së bashku me administratën publike për të gjetur një zgjidhje afatgjatë që të krijojë një klimë më të shëndetshme investimesh”, u shpreh Enio Jaço. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos