
Investimet e huaja mbeten të rëndësishme për ekonominë shqiptare, por shqetësues është fakti se ne kemi shumë pak kapital të huaj që investohet direkt në ekonomi.
Ekspertët analizojnë se pjesa dërrmuese e kompanive ndërkombëtare që ndodhen në vendin tonë kanë blerë asete publike dhe i shfrytëzojnë ato. Kjo i bën këto investime pak cilësore.
Ndërkaq Shqipëria është vendi më pak tërheqës në rajon për investime të huaja. Pavarsisht përmirësimit në renditje nga një vit më parë, mbetet pas duke u renditur e 66 në Indeksin Global të Mundësive për vitin 2022.
Ndryshimet e herëpashershme fiskale dhe mungesa e garancisë për investime e bën gjithnjë e më pak të preferuar tregun tonë përballë investitorëve.
Për ekspertin Gent Beqiri, Shqipërisë i mbetet shumë pak shpresë për të tërhequr investime si një treg I vogël që është, fokusi i vetëm duhet të mbetet në sektorët kyç si arsimi, investime ekologjike në energji dhe bujqësia.
(A2 Televizion)