Irak, 15 viktima nga përplasjet në Bagdad

Nga A2 CNN
30 Gusht 2022, 08:33 | Bota
Irak, 15 viktima nga përplasjet në Bagdad

Së paku 15 vetë u vranë në përplasjet mes forcave të sigurisë në Irak dhe mbështetësve të klerikut të fuqishëm mysliman shiit, me incidentet e dhunshme që vijuan përgjatë të gjithë natës.

Pasi Moktada Al-Sadr tha se do të largohej nga politika, besnikët e tij sulmuan Pallatin e Republikës në Bagdad dhe u përleshën me grupet rivale shiite. Përleshjet shpërthyen disa orë pas deklaratës së Al-Sadr, duke nxitur mbështetësit e tij për të demonstruar dhe për të sulmuar selinë kryesore të kabinetit. Disa u hodhën në një pishinë në Pallatin Republikan, duke brohoritur dhe duke valëvitur flamuj.

Ushtria e Irakut shpalli një shtetrrethim mbarëkombëtar dhe u bëri thirrje protestuesve të largoheshin nga Zona e Gjelbër. Sadr, i cili ka marrë mbështetje të gjerë duke kundërshtuar ndikimin e SHBA-së dhe Iranit në politikën e Irakut, ishte fituesi më i madh nga zgjedhjet e tetorit, por tërhoqi të gjithë ligjvënësit e tij nga Parlamenti në qershor, pasi ai dështoi të formonte një qeveri që përjashtonte rivalët e tij, kryesisht partitë shiite të mbështetura nga Teherani.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos