
Centrali bërthamor i Zaporizhzha është në qendër të lajmeve nga lufta në Ukrainë në ditët e fundit, për shkak të sulmeve pranë këtij kompleksi, për të cilat palët akuzojnë njëra-tjetrën.
Një raketa që ka rënë gjatë së hënës mbi çatinë e këtij centrali, ka rikthyer edhe njëherë frikën për një tragjedi të mundshme si ajo e Çernobiliti, vite më parë.
Përfaqësuesi filorus në rajon, Vladimir Rogov shprehet se raketa që ra në çatinë e centralit bërthamore erdhi nga ana e ushtrisë ukrainase.
Sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti, magazina e dëmtuar është ajo ku magazinohet karburanti i nevojshëm për funksionimin e reaktorëve. (A2 Televizion)