Zjarret nuk po i lënë kohë frymëmarrje Australisë edhe në sezonin festiv. Temperaturat e larta dhe erërat e forta krijuan vatra të reja në shtetin australian të Victoria, ku dhjetëra mijëra njerëz janë udhëzuar të largohen. Të shumtë turistët që u janë bindur paralajmërimeve për t’u larguar nga rajoni i East Gippsland, e megjithatë të tjerë vazhdojnë të mbeten atje.
Kushtet jo të favorshme të motit ushqyen flake tw reja dhe përhapën ato ekzitueset përgjate jug-lindjes së vendit, të hënën.
Rreziku vlerësohet të jetë ekstrem, ndërsa 100 vatra vazhdojnë të digjen rreth Australisë. Paralajmërime për situatë ekstreme janë lëshuar për shtetet e Victoria, Australisë jugore, Uellsit të Ri jugor dhe Tasmanisë.
Disa prej zjarreve më të fuqishme janë pranë qytetit të Sidneit, ku më shumë se një çerek milion njerëz kanë nënshkruar një peticion për anulimin e spektaklit të fishekzjarreve dhe përdorimin e parave në luftën kundërshuarjes së flakëve.
E megjithatë, Departamenti Zjarrfikës i Uellsit të Ri Jugor tha të hënën se shfaqja ikonë e fishekzjarreve në portin e Sidneit, do të zhvillohet siç do vit. Qindra mijëra njerëz pritet të mblidhen atje, për të ndjekur festimet më të famshme në botë. (A2 Televizion)