
Presidenti rus Vladimir Putin falënderon homologun amerikan Donald Trump për informacionet e shërbimeve sekrete, që siç tha, ndihmuan në parandalimin e akteve terroriste ne tokën ruse.
Kremlini njoftoi se Putin dhe Trump kishin zhvilluar një bisedë telefonike të dielën. Autoritetet ruse thanë se informacionet kishin ardhur përmes shërbimeve të inteligjencës, por pa siguruar detaje të mëtejshme.
Sipas agjencisë së lajmeve Tass, dy shtetas rus ishin vënë në pranga e ishin parandaluar planet për sulme në zona me grumbullime masive njerëzish. (A2 Televizion)