
“Koreja e Veriut është në një situatë shumë të rëndë ekonomike”, me këto fjalë lideri i vendit, Kim Jong Un iu drejtua eksponentëve më të lartë të Partisë së Punëtorëve, duke iu kërkuar të marrin masa të menjëhershme për ta rregulluar këtë gjë.
Kim deklaroi se ka ardhur momenti për një ndërhyrje decisive për zhvillimin ekonomik të vendit.
Deklaratat e liderit koreano-verior erdhën pas hapjes së mbledhjes plenare të partisë dhe përfundimit të ultimatumit që Peniani i kishte bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Regjimi në Korenë e Veriut kishte paralajmëruar një “dhuratë Krishtlindjesh” ndaj SHBA, nëse nuk tërhiqte sanksionet për programin bërthamor. (A2 Televizion)