Irani lëshon mandat arresti për Donald Trump

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 16:50 | Bota
Irani lëshon mandat arresti për Donald Trump

Prokuroria e Teheranit ka lëshuar një mandat arresti për presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për vrasjen e gjeneralit Iranian, Kasem Sulejmani me 3 janar.

Bashkë me kreun e Shtëpisë së Bardhë kërkohen dhe 36 qytetarë të tjerë, mes të cilëve dhe funksionarë të lartë të administratës amerikane. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve FARS.

 Prokuroria iraniane shpjegon se Trump dhe 36 amerikanët e tjerë akuzohen për vrasje dhe terrorizëm, ndërsa procesi do të vijojë edhe pas përfundimit të presidencës së tij. Gjithashtu njoftoi se do të bashkëpunojë me Interpol për të lëshuar një “alarm të kuq” për personat e shpallur në kërkim.

Megjithatë kjo procedurë nuk detyron shtetet anëtare të Interpol që të arrestojnë apo ekstradojnë të dyshuarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos