Irani tha të enjten se ka testuar me sukses një predhë të re në veri të Oqeanit Indian. Testimi u realizua ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po kërkojnë zgjatje të embargos së vendosur nga OKB ndaj Republikës Islamike, që skadon në tetor të këtij viti. Në videon e publikuar nga autoritetet ushtarake iraniane, shihet predha e vendosur mbi një makinë të tonazhit të rëndë që godet një anije në det të hapur. (A2 Televizion)
Pa koment: Irani teston predhën e re me rreze 280 km
