Bombarduesit bërthamorë rusë nuk i ndahen Alaskës

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 12:54 | Bota

Avionët luftarakë amerikanë pikasën katër bombardues bërthamorë rusë në brigjet e Alaskës, deklaroi të mërkurën Komanda e Mbrojtjes Ajrore Amerikane.

Avionët rusë, të modelit Tupolev Tu-95MS, fluturuan pranë kufirit amerikan por nuk u futën kurrë brenda tij, tha Agjencia e lajmeve RIA, duke cituar burime nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ata fluturuan për 11 orë mbi ujëra neutralë në Detin e Beringut, por edhe në pjesën veriore të Oqeanit Paqësor.

Në javët e fundit, avionët rusë dhe ata amerikanë janë “takuar” në ajër në dy raste, në Mesdhe dhe në Detin e Zi. Kjo është hera e tetë që një përballje e tillë, fatmirësisht pa incidente madhore, ka ndodhur këtë vit. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CBkvsddBNZc/

A2 CNN Livestream

Latest Videos