Turqia shkatërron 500 pozicione të kurdëve në 36 orë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 10:27 | Bota

Ministria turke e Mbrojtjes bën me dije se ka shkatërruar më shumë se 500 pozicione të militantëve kurdë gjatë një operacioni në veri të Irakut.

Avionët e ushtrisë turke bombarduan bazat e kurdëve në dy sulme të ndara, për shkak të rritjes së aktivitetit të militantëve në këto zona.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes bëhet me dije se në operacionin “Kthetra e Tigrit” që u mbajt në rajonin Haftani të Irakut u përdorën avionë F-16, dronë dhe topa të kalibrit të madh.

Operacioni zgjati për rreth 36 orë dhe ende nuk bëhet me dije nëse ka pasur viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos