Ironia e Murray: Ma injektuan edhe mikroçipin e tretë

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2021, 17:26 | Sporte të tjera
Ironia e Murray: Ma injektuan edhe mikroçipin e tretë

Andy Murray, tenisti i famshëm britanik, ironizoi në rrjetet sociale pasi mori dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

“Ma injektuan edhe mikroçipin e tretë. Përtej shakasë, shkenca është gjëja më e mirë që kemi. Mirënjohje për shkencëtarët, mjekët dhe punonjësit e sistemit shëndetësor për punën e shkëlqyer që po bëjnë”, shkroi Murray.

Andy Murray do të kthehet të luajë në Australian Open, pas ftesës që i kanë bërë organizatorët. Në këtë turne, ai ka shkuar 5 herë në finale, por pa mundur ta fitojë kurrë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/27/green-pass-rriten-shifrat-e-te-vaksinuarve-me-dozen-e-pare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos