Ish-futbollisti i Fiorentinës përfundon pas hekurave

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2019, 14:37 | Futboll

Tomas Repka ka qenë pjesë e Serie A me skuadrën e Fiorentinës në kohët e arta të skuadrës “vjollcë”, por tashmë jeta e tij ka marrë tjetër rrjedhë.

Ish-futbollisti, tashmë në moshën 45- vjeçare do t’i duhet të kalojë 15 muajt e ardhshëm pas hekurave, pasi është dënuar për mashtrim.

Repka kishte marrë një makinë me qira dhe më pas kishte vendosu ta shiste atë te një grua, me premtimin se do t’i kthente paratë në rast se pronësia nuk do të ndërrohej, por kjo gjë nuk ndodhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos