Ish-krerët e UÇK në Hagë, Xhaçka: Lufta e Kosovës për pavarësi s'mund të rishkruhet

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 12:18 | Politikë
Ish-krerët e UÇK në Hagë, Xhaçka: Lufta e

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se lufta e Kosovës për pavarësi nuk mund të rishkruhet.

Pas takimit të ministrialit të NATO-s, Xhaçka deklaroi se është e qartë që krerët e UÇK-së nuk kanë kryer krime siç pretendohet.

Po ashtu, ajo njoftoi se Shqipëria do të vijojë luftën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për të rrëzuar rezolutën që u ngrit mbi raportin e Dick Martin. 

“Lufta e Kosovës nuk mund të rishkruhet. Ne e respektojmë parimin e barazisë para ligjit dhe gjykatës që është krijuar me vendim të Gjykatës së Kosovës, por duke pasur parasysh akuzat që i hapën rrugë kësaj gjykate dhe vullnetin e atyre që sot janë marrë të pandehur për ta pastruar Kosovën nga ajo njollë, ajo që po ndodh prej 2 vitesh është e dhimbshme dhe e dëmshme. Duket qartë se UÇK-ja nuk ka kryer krime lufte. Ne duam drejtësi dhe të hiqet njolla e turpit nga lufta e drejtë e Kosovës për pavarësi”, tha mes të tjerash ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos