
Policia në Durrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili kërkohet ndërkombëtarisht si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge.
32- vjeçari A. L., është arrestuar provizorisht për t’u ekstraduar drejt Italisë.
Të riut i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e tij drejt Italisë. (A2 Televizion)