Ish-kryeprokurori Llalla, apeli lë në fuqi dërgimin në gjyq, i risekuestron pasurinë

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 13:13 | Aktualitet
Ish-kryeprokurori Llalla, apeli lë në fuqi dërgimin në gjyq,

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për kalimin në gjykim të dosjes ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Apeli rrëzoi pretendimin e Llallës për pushim të çështjes dhe vlerësoi se ai duhet të gjykohet për akuzën e “mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë”.

Por, Apeli ndryshoi pikën e vendimit të Gjykatë së Posaçme për lirimin nga sekuestroja të pasurive të ish-kryeprokurorit, duke vendosur risekuestro të tyre.

Ky vendim dikton “ngrirjen” e një apartamenti të Llallës në Durrës, si edhe 4 sipërfaqe trualli, gati 20 mijë metra katrorë në total. Këto pasuri të Llallës ishin ndërkohë të sekuestruara, për llogari të një hetimi pasuror të nisur ndaj tij në zbatim të ligjit “anti-mafia”.

Pas konfirmimit nga Apelit të vendimin për dërgimin e Llallës si të pandehur në sallën e gjyqit, në ditët në vijim Gjykata e Posaçme do të vijojë gjykimin e tij. Referuar hetimit të SPAK, Llalla dyshohet të mos ketë deklaruar një shumë prej 7400 dollarësh të shpenzuara në SHBA, shumën për ndërtimin e një banese dhe shpenzime të kryera në Gjermani. Për akuzën e ngritur ndaj Llallës Kodit Penal parashikon dënim nga gjobë deri në 3 vjet burg.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos