
Cikalleshi i ka dhënë lamtumirën Turqisë, ose ndoshta është vetëm një mirëseardhje. Sulmuesi nga Kavaja ka vendosur të provojë aventurën e Arabisë Saudite.
Edhe pse ende në pronësi të Konyasporit, që sot fitoi 4-0 me gol të kuqeziut tjetër Endri Çekiçi, Cikalleshi do të vijojë sezonin me ekipin e Al Khaleej, që këtë vit do të luajë në kategorinë e parë të atij vendi, dhe ka ambicie të mëdha, duke u përballur me emra të njohur si Al-Hilal, Al-Ittihad e Al-Nassr.
Një lëvizje disi surprizë për sulmuesin shqiptarë, që vitin e kaluar kishte shënuar 10 gola dhe dy asiste me klubin turk. (A2 Televizion)