Yuri Kim-kandidatëve të Berishës: Kush do të jenë pronarët tuaj nëse fitoni dhe çfarë detyrimi do të keni ndaj tyre?

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 09:47 | Politikë
Yuri Kim-kandidatëve të Berishës: Kush do të jenë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ngriti disa pyetje për kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, të cilët garojnë në zgjedhjet e 6 marsit. Kim pyeti kandidatët se si mund të marrin pjesë në një fushatë, kur sponsorizohen nga Berisha, të cilin Shtetet e Bashkuara i kanë ndaluar hyrjen në vendin e tyre, pasi e akuzojnë për korrupsion dhe minim të demokracisë.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsorizuesi kryesor i juaj është dikush i shpallur “non grata” për korrupsion domethënës, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht? Kush do të jenë pronarët tuaj nëse fitoni dhe çfarë detyrimi do të keni kundrejt tyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, shkroi Kim në Twitter.

Që prej shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, Berisha e ka sulmuar disa herë ambasadoren amerikane, duke e quajtur mbështetëse të qeverisë Rama dhe me një sjellje si të ambasadorit të Bashkimit Sovjetik dikur në Shqipëri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/12/berisha-me-shqiptaret-ne-shba-yuri-kim-katalizator-i-marrjes-peng-te-opozites-nga-qeveria/

A2 CNN Livestream

Latest Videos