Ish-nxënësi futet me thikë në shkollë dhe vret zv.drejtorin, ekzekutohet nga policia

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 21:50 | Bota
Ish-nxënësi futet me thikë në shkollë dhe vret

Zv.drejtori i një shkolle në Sllovaki humbi jetën si pasojë e sulmit me thikë të një personi, ku mbetën të plagosur dhe disa nxënës.

Agresori, një i ri 22-vjeçar, ish-nxënës i shkollës në Vrutky, hyri në ambientet e institucionit arsimor dhe sulmoi të pranishmit. Ai u ekzekutua më pas nga policia.

Sipas shefit të policisë, Milan Lucansky, i riu theu një xham për të hyrë në ambientet e shkollës dhe hasi në rezistencën e zv.drejtorit të cilin e qëlloi me thikë.

Në ngjarje mbetën të plagosur dhe dy fëmijë, por ndërhyrja në kohë e policisë bëri që situata të mos përshkallëzohej më tej. Ende nuk janë të qarta motivet që e shtynë ish-nxënësin e shkollës të realizonte këtë sulm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos