Ish-Turizmi i Kukësit, ndërtesa që më shumë u shkatërrua se sa u shfrytëzua

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 15:15 | Aktualitet
Ish-Turizmi i Kukësit, ndërtesa që më shumë u

I cilësuar si një prej objekteve më të bukura turistike në vend, ish-hoteli “Turizmi i ri” është shkatërruar tërësisht, duke i mohuar Kukësit zhvillimin e turizmit, ndërsa mundësitë janë të mëdha.

E braktisur dhe e lënë në mëshirë të fatit prej vitesh, kjo godinë, dita-ditës, po shkon në limitin e fundit të ekzistencës së saj.

Ambientet brenda objektit janë “pushtuar” nga inertet, ndërsa jashtë nga mbeturinat të shumta urbane, shkurret dhe ferrat.

Ky vend, dikur, frekuentohej nga qytetarët e Kukësit, të cilët e kujtojnë dhe ndjejnë keqardhje për shkatërrimin e kësaj pasurie.

Ish-turizmi i Kukësit u ndërtuar në vitin 1988, në një kodër dominuese të qytetit dhe është rrethuar nga të tre anët nga ujërat e liqenit të Fierzës. Nga qytetarët dhe turistët, ish-Turizmi, u shfrytëzua për vetëm 6 vite për t’i lënë vendin, më pas, shkatërrimit total. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos