Ish-ylli i Manchester United rikthehet 35 vjeç në futbollin europian dhe jep asist pas një minute

Nga A2 CNN
16 Janar 2022, 16:44 | Futboll

Në kulmin e karrierës së tij, Luis Nani shkëlqente me bluzën e Manchester United, ndërsa tashmë në moshën 35-vjeçare ai është rikthyer në futbollin Europian pas një aventure 3-vjeçare në Amerikë.

Të shtunën, ai nënshkroi me Venezia-n në Serie A, ndërsa të dielën është aktivizuar në minutën e 72-të edhe pse nuk kishte kryer stërvitjen e mjaftueshme me skuadrën e tij të re.

Megjithatë, tashmë në moshën 35-vjeçare me një eksperiencë të jashtëzakonshme mbi supe, Nani ka treguar vlerat e tij pas vetëm një minutë në fushën e lojës, duke asistuar në golin e barazimit për Venezia-n ndaj Empolit me Ismajlin e Bajramin në fushën e lojës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos