Ishin zhdukur prej disa ditësh, gjenden trupat e dy të rinjve

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 15:41 | Kronikë
Ishin zhdukur prej disa ditësh, gjenden trupat e dy të rinjve

Policia ka arritur të gjejë trupat e dy prej tre të rinjve, që ishin shpallur të zhdukur, prej datës 3 tetor, nga familjarët e tyre, në Malësinë e Madhe.

Klement Pepaj, Daniel Pepaj dhe Vilson Çutaj, të tre kushërinj, ishin zhdukur pa asnjë gjurmë, por nuk ka ende informacion se cilët janë të gjeturit. Mësohet se ata janë gjetur në malet pranë fshatit të tyre.

Disa ditë më parë, babai i Klement Pepajt, njërit prej të zhdukurve, tha se djali nuk i kishte treguar për ndonjë konflikt, por ngriti dyshimin se nga zona që janë parë për herë të fundit të rinjtë, janë dëgjuar krisma.

Klement Pepaj është një person i deportuar nga autoritetet zvicerane rreth një viti më parë, ndërsa deri më tani, nuk ka të dhëna për konflikte në zonën ku banon ose më gjerë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/05/familjaret-denoncojne-zhdukjen-e-tre-te-rinjve-ne-malesine-e-madhe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos